Mbrëmje donatore për Otrant – Olimpik

Prej tvteuta17:06, 8 Gusht 2016

Komuna e Ulqinit organizon më 10 gusht 2016, ora 20, në Beach Bar Belvi në Plazhin e Madh, Mbrëmje Donatore për Klubin e Futbollit Otrant –Olimpik. Pas sukseseve të njëpasnjëshme të klubit gjatë  sezonit garues 2016-2017 klubi i qytetit tonë është renditur në Ligën e Dytë.

Për vazhdimin me sukses të aktiviteteve , klubit i nevojiten  mjete të konsiderueshme dhe ato krahas komunës mund të sigurohen edhe nga  admiruesit e futbollit, parasëgjithash nga  afaristët dhe sipërmarrësit që veprojnë në  qytetin tonë. Duke ndihmuar klubin futbollistik Otrant-Olimpik  me një traditë të gjatë ne ndihmojmë fëmijët , të rinjtë dhe talentët e qytetit.

Në këtë mbrëmje të veçantë do të flasin Kryetari i Komunës  Z.Nazif Cungu, udhëheqesi sportiv Skender Rexha, përfaqesues të Federatës së Futbollit të Malit të Zi , ku nuk do të mungojnë as veteranët e klubit dhe sportit të qytetit në përgjithësi. Poashtu do të bëhet edhe ankandi i sponzorizmit, ku pritet që të mblidhen mjete të konsiderueshme për të ndihmuar klubin.

  • 1

    Radio