Mbledhja e partive shqiptare pa rezultat
Prej tvteuta18 November 2015
Mbledhja e partive shqiptare për bisedime në lidhje me daljen në zgjedhjet parlamentare, e cila u mbajt mbrëmë në ora 19.00, duket se nuk arriti deri tek një përfundim konkret. Në takim nuk morën pjesë përfaqsuesit e Forcës, partisë më të madhe shqiptare. Luhatja e marrëdhënieve në mes partnerëve të koalicionit nëUlqin detyrimisht do të ndikojë edhe në vazhdimin e këtyre bisedimeve, pasi është e qartë mungesa e besimit në mes tyre. Gjithsesi, edhe pse viti 2016 është vit zgjedhor, data e tyre akoma nuk është caktuar. Kjo dë të thotë se zgjedhjet mund të jenë mbrenda 4-5 muajve por edhe në fund të vitit tjetër.