Aktuale Më shumë

Mbi dozë shurupi për fëmijën tuaj, çfarë shkakton?

Prej tvteuta17:38, 17 Shtator 2022

Nëse përdroni lugën si mjet matës për medikamentin e fëmijës që mund të merret për kollën apo temperaturën e tij, duhet ta ndaloni menjëherë. Këtë këshillë e japin si një urdhër më tepër, mjekët pediatër amerikanë, sipas të cilëve ky është një zakon i gabuar duke qënë se shkakton një dozim jo të mirë duke bërë që të jepet më shumë ose më pak shurup.

Eskpertët e American Academy of Pediatrics shprehen se gabimi fillon shpesh që nga mjeku i cili e bën dorzimin e shurupit me lugë dhe nga kjo mund të bëhet ngatërrimi lugë gjelle-lugë çaji, duke shkaktuar mbidozim dhe për pasojë insufiçiencë në mëlçi. Si pasojë e kësaj, në ditët e sotme njihen mijëra raste të marrjes së dozës më të madhe duke qënë se prindërit ngatërrohen me matjen.

Të gjithë prindërit duhet të masin shurupin me anën e një shiringe, pra duke përdorur njësinë “mililitër”. Shiringa gjithashtu do të jetë edhe më praktike në përdorim duke bërë që i gjithë medikamenti të përfundojë në gojën e fëmijës. Gjithashtu ju mund ta masni edhe me anën e lugës matëse brenda paketimit (nëse e ka) ose kapakut matës dhe më pas t’ja jepni fëmijës me shiringë.

Një dozim i gabuar i medikamentit shkaktohet edhe nga pesha jo e saktë e fëmijës.

  • 1

    Radio