Mbi 100 shtëpi të rrethuara nga uji në Qarkun e Shkodrës

Prej tvteuta16:47, 10 Nëntor 2016

Në qarkun e Shkodrës situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike. Në qytetin e Shkodrës lagjia Ajasëm vijon të jetë ende nën ujë.Në fshatin Obot dhe Ana e Malit rruga është bërë e pakalueshme, ndërsa rreth 300 hektarë tokë ndodhen nën ujë.

Po ashtu për shkak të rreshqitjeve të dherave dhe gurëve ka pasur probleme në akset rrugore në Fushë Arrëz dhe ne Gjegjan.Po ashtu në fshatin Obot 100 shtëpi vazhdojnë të jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, ndërsa në njësinë administrative Bërdicë numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 20.Nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, shkarkimet janë me rreth 1 mijë metër/kub në sek.

  • 1

    Radio