Aktuale Më shumë

Mbahet kongresi i katërt i Shoqatës së pensionistëve të Malit të Zi

Prej tvteuta09:41, 22 Mars 2016

Dje në pushimoren afër Plazhit të Vogël në Ulqin është mbajtur kongresi i katërt i Shoqatës së pensionistëve të Malit të Zi, në të cilin morën pjesë mjaft përfaqsues të organizatave pensioniste nga qytetet tjera.

Në kongres u diskutuan në lidhje me problemet e kësaj grupmoshe, rritja e paralajmëruar e pensioneve dhe aktivitetet për vitin aktual. Kryetari i Lidhjes së pensionistëve në Mal të Zi  Branko Veshoviq, tha se komuna ka dhënë miratimin për ndërtimin edhe të një kati shtesë në pushimoren në Plazh të Vogël, me cka do të ritet kapaciteti i saj edhe për 36 shtretër, si dhe planifikohet ndërtimi i bazenit dhe saunës.

Vlera e këtij investimi është rreth 1 milion e 200.000 euro. Në komunën e Ulqinit janë rreth 3000 pensionist, shumica e të cilëve kanë pensione të ulta prej 130 deri në 180 euro në muaj.

  • 1

    Radio