Aktuale Më shumë

Mbahet Kolegjiumi i kryetares së Kuvendit

Prej tvteuta19:24, 22 Shtator 2022

Kryetarja e Kuvendit, Danijella Gjuroviq, për sot kishte caktuar Kolegjiumin, ku ndër të tjera u diksutua edhe për iniciativën e presidentit, Millo Gjukanoviq, për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Pas takimit të sotëm, njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Sllaven Radunoviq, tha se presidenti bashkëngjitur kërkesës për mbledhjen e jashtzakonshme të Kuvendit, në të cilën do të diskutohej propozimi i tij për shkurtimin e mandatit, nuk ka dorëzuar edhe propozim vendimin për të cilin duhet votuar. Ai, tha se shumica e anëtarëve të Kolegjiumit konsideruan se është bërë gabim në procedurë, pasi që Gjukanoviq, nuk e ka dorëzuar propozim vendimin në fjalë.
Ai, ka theksuar se presidenti duhet ta përsërisë kërkesën, ashtu siç parashihet me ligj. Të përkujtojmë se presidenti, Gjukanoviq, i ka dërguar kryetares së Kuvendit, Danijella Gjuroviq, propozimin për shkurtimin e mandatit të përbërjes së 27-të, të Kuvendit të Malit të Zi.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit sot në seancë të jashtëzakonshme, do të duhej të emërojnë Komisionin Komunal Zgjedhor të Zetës. Këshilli Administrativ, propozoi që Nella Angjushiq të zgjidhet kryetare e Komisionit Zgjedhor Komunal, kurse sekretare Tijana Trifunoviq. Sipas vendimit të presidentit të Malit të Zi, zgjedhjet në komunën e sapoformuar të Zetës, do të mbahen më 23 tetor, si edhe në Podgoricë dhe 12 komuna tjera. Kurse Parlamenti malazez, vendosi më 16 gusht që Zeta të jetë një komunë e re.

  • 1

    Radio