Sporti

Sporti Më shumë

Mayweatheri do të përballet sërish me McGregorin

Prej tvteuta21 September 2022

Floyad Mayweather Jr. e ka konfirmuar se është gati një përballje tjetër me Conor McGregorin për vitin 2023 dhe se kjo përballje mund të jetë profesioniste, shkruan “Daily Mail”. Kanë kaluar afro 5 vjet që nga përballja e parë e Mayweatherit me McGregorin që u zhvillua në Las Vegas, të cilën Mayweatheri e fitoi me nokaut teknik në rundin e dhjetë. Meçi u zhvillua me rregulla të boksit profesionist, ndërsa superylli amerikan i boksit triumfoi ndaj superyllit të UFC-së, McGregor. Mayweather ka bërë të ditur se është në finalizim të negociatave për një rimeç me McGregorin, i cili do të zhvillohej në vitin 2023. Meçin e fundit në karrierë profesioniste Mayweather e zhvilloi kundër McGregorit, ndërsa ka bilanc 50-0. Mayweather kishte fituar afro 280 milionë dollarë. Ndërkohë raportohet se McGregor mori 130 milionë dollarë. Që nga atëherë McGregor mori tri humbje në katër meçet e fundit në UFC.