Mavriq: Nuk votohen llogaritë me gjithë ato vërejtje

Prej tvteuta09:51, 16 Nëntor 2016

Këshillatari i Forcës Ardian Mavriq, tha për televizionin Teuta se arsyeja kryesore e mosvotimit të llogarive përfundimtare nuk ka të bëjë me politikë por me qëndrim parimor ndaj kritikave të shumta që kanë pasur ndaj shpenzimeve të disa zyrtarëve nga pushteti i kaluar. Mavriq tha se për këtë arsye nuk kanë pranuar të votojnë as rebalancin e buxhetit për vitin e kaluar.

Llogaritë përfundimtare për vitet 2014 dhe 2015 u kaluan me shumicë votash nga Partia Demokratike e Socialistëve, përveç këshilltarit Bashoviq, URA-s dhe koalicionit të Partisë Demokratike.

  • 1

    Radio