Aktuale Më shumë

Maturantët dhuruan gjak

Prej tvteuta17:28, 18 Mars 2016

Gjimnazi publik “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin organizoi akcionin e dhënies vullnetare të gjakut, në të cilin morën pjesë mbi 40 dhurues. Akcioni është përkrahur nga Drejtoria për transfuzion të gjakut e Malit të Zi , kurse përfaqësuesi i këtij drejtorati Drazhen Gjurashkoviq  për Televizionin Teuta shprehet i kënaqur me mbarëvajtejn e akcionit.

Profesori i biologjisë Osman Shurdha për Televizionin Teuta tha se nxënesit kanë qënë të njoftuar për ketë akcion që nga mesi i javës.

Përfaqësuesi i Drejtoratit për transfusion të gjakut nga Mali I Zi Drazhen Gjurashkoviq tha se të gjithë nxënësit kanë bërë kontorollën mjeksësore, pasi dhurimin e gjakut mund ta kryejnë vetëm ata përsona që gëzojnë shëndet të plotë.

Në varësi të peshës dhe gjatësisë së përsonit dhurues vullnetar të gjakut është grumbulluar nga 300 deri në 400 ml gjak për përson.

Akcioni i dhurimit vullnetar të gjakut në gjimanzin Vëllazërim Bashkim u realizua me sukses, duke vulosur kështu edhe kulturën e të dhuruarit gjak për të shpëtuar jetë.

  • 1

    Radio