Matja falas e vitaminave dhe mineraleve
Prej tvteuta4 March 2016
Në farmacinë “Pharmalife” është organizuar matje pa pagesë e vitaminave dhe mineraleve në organizëm. Që të jenë gjithmonë pranë konsumatorëve të vet stafi i “Pharmalife” mundohet të sjellë risi në qytetin tonë. Drejtoresha e farmacisë Mehrixhana Dervishi Llazorja, për televizionin tonë e spjegon rëndësin e kontrollimit të mineraleve dhe vitaminave. Përveç matjes së vitaminave dhe mineraleve në organizëm, poashtu të interesuarit patën mundësi të ndjekin këshillat e profesionistëve të kompanisë së njohur “Solgar” për ushqim të shëndetshëm dhe ruajtjen e shëndetit. “Solgar” është prodhuesi i vitaminave dhe mineraleve në baza bimore, kështu deklaron përfaqësuesi i kësaj firme Boro Zhivkoviq. Interesimi nga ana e qytetarëve ishte i madh duke treguar kujdesin që kanë për trupin e vet, shërbimi falas është edhe një shtyse e mirë që të ndërgjegjësohet vetëdija e njerëzve për kontrollë mjeksore.