Masat e reja: Shkurtohet orari i punës së lokaleve dhe lëvizja, kufizohet qarkullimi në fundjavë

Prej tvteuta18:42, 10 Shkurt 2021

Në konferencën e sotme për media, u prezantuan masat e reja kundër pandemisë së virusit korona të sjellura nga Komisioni për luftën kundër këtij virusi. Drejtori i ISHP, Igor Galiq, njoftoi se qarkullimi ndalohet komplet nga ora 21.00 deri në orën 5.00 të mëngjesit, kurse oraret e punës së restoraneve dhe lokaleve po ashtu shkurtohen. Tani ata do të punojnë nga ora 7.00 deri në orën 18.00 , dhe se muzika në to është e ndaluar. Bizneset që ofrojnë shërbime esenciale si dyqanet, do të vazhdojnë të punojnë me orarin e vjetër. Po ashtu të gjitha shkollat dhe çerdhet do të mbyllen dhe i gjithë mësimi kalon onlajn, kurse në ditët e fundjavës ndalohet edhe qarkullimi ndërmjet qyteteve. Budva dhe Tivati do të mbyllen dhe qytetarëve të tyre u sugjerohet që pa nevojë të madhe të mos dalin nga qytetet.  Ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq dha sqarime edhe lidhur me arritjen e vakcinave të para. Ajo tha se gjatë gjithë kohës janë në bisedime me prodhuesit për sigurimin e tyre, dhe se deri tek vonesa ka ardhur pasi në muajt e verës, kur vendet e tjera i kanë filluar këto bisedime, në Mal të Zi nuk ka pasur iniciativa të tilla. Ajo nuk u prononcua për një datë të saktë për arritjen e tyre, pasi kjo sipas saj varet nga prodhuesit e vakcinave.

  • 1

    Radio