Masat e reja: Hiqet ndalimi i qarkullimit në mes qyteteve, hyrja në Mal të Zi pa testim

Prej tvteuta18:34, 11 Janar 2021

Në konferencën e sotme për media të Institutit për Shëndet Publik dhe Ministrisë së shëndetit të Malit të Zi, u prezantuan masat e reaj kundër pandemisë së virusit korona. Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq njoftoi se do të hiqet masa e ndalimit të qarkullimit në mes qyteteve  gjatë fundjavave, kurse hyrja në Mal të Zi lejohet pa detyrimin për t’u testuar për koronavirus. Në anën tjetër  ndalohen festimet për Vitin e Ri sipas kalendarit Julian, si jashtë ashtu edhe brenda. Puna e lokaleve vazhdon të jetë e kufizuar nga 7 deri në ora 20 por ndalohet muzika live. Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Igor Galiq, tha se situata epidemiologjike në vend tani është stabile dhe me karakter të qëndrueshëm. Lidhur me sigurimin e vakcinave për qytetarët e Malit të Zi, ministrja Boroviniq Bojoviq, tha se po bëjnë maksimumin që Mali i Zi të jetë në grupin e parë të vendeve të Ballkanit Perendimor që i marrin vaksinat. “Negociatat janë intensive, Agjencia e Barnave është plotësisht e përgatitur për mbërritjen e tyre,” tha ministrja, duke shtuar se përveç prodhuesve nga BE, po mendohet edhe për vaksina të tjera nga Kina dhe Rusia, por negociatat kryesore janë me vaksinat nga BE. Ajo nuk pranoi që të përcaktojë një datë të saktë për mbërritjen e tyre, por tha se mund të arrijnë në fund të këtij muaji.

  • 1

    Radio