Marrëveshjet me Serbinë, opozita: Nuk do ndalim aksionin
Prej tvteuta26 October 2015
Përfaqësues të tre partive opozitare në Kosovë, të dielën në konferencë për media komentuan seancën plenare të së premtes. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, thanë se nuk do të ndalen me veprimet e tyre për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë. Ata shtuan se do të përdorin edhe veprime tjera, çfarëdo të jenë të nevojshme për të mos lejuar zbatimin e atyre marrëveshjeve.Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se kanë argumente të qëndrueshme që projekti i “Zajednices” të krijojë një etnitet territorial brenda Kosovës, është projekt i Serbisë.