Aktuale Më shumë

Marrëveshja garanton standardet

Prej tvteuta16:08, 1 Mars 2016

Ministria e Arsimit ne Shqiperi nënshkroi marrëveshjen me kompaninë britanike për procesin e vlerësimit të universiteteve, publike dhe private. Reforma e nisur në sistemin arsimor vijon me këtë proces.Kryeministri Edi Rama risolli edhe njëherë në kujtesë gjendjen në të cilën qeveria e tij e gjeti  arsimin e lartë dhe reformat e ndërmarra. Kryeministri Rama theksoi dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje.“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, agjencia britanike e sigurimit të cilësisë, do të në mundësojë që të kemi një pasqyrë besnike vlerësimi dhe certifikimit të cilësisë të integruar me të njëjtat standarde dhe procedura për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qofshin të financuara nga shteti, qoftë të financuara nga privatët”, tha kreu i qeverisë shqiptare.E në kuadër të arsimit, Rama nuk i shpëtoi dhe përfshirjes në debatin Britani – BE.

  • 1

    Radio