Maroviq prej sot në liri
Prej tvteuta17 May 2016
Funkcionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq ka nënshruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, dhe sot do të lirohet nga paraburgimi. Sipas marrëveshjes parimore me prokurorët ai do të vuaj tre vjetë, e tetë muaj burg, ndërsa pjesa e dënimit me të holla akoma nuk është përcaktuar. Maroviq nuk do të përgjigjet si shefi i grupit kriminal ,por për kryerjen e veprës penale- shpërdorim të pozitës zyrtare, të kryera në mënyrë të organizuar . Maroviq u arrestua më 17 dhjetor të vitit të kaluar .