Maroviq dënohet me 22 muaj burg

Prej tvteuta16:40, 5 Shtator 2016

Gjykata e Lartë në Podgoricë miratoi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, të cilën Svetozar Maroviq, ish zyrtar i Partisë Demokratike të Socialistëve, e dakordoi me Prokurorinë. Maroviq ka rënë dakord për të vuajtur dënimin prej një viti e dhjetë muaj, të paguaj gjobë prej 50 mijë euro, si dhe të kthejë në buxhet një milion e njëqind mijë euro.

Siç thuhet në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, u miratua marrëveshja mbi pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Publike Speciale dhe të akuzuarit Maroviq, për shkak të veprës së vazhdueshme penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare me anë të nxitjes, si dhe mashtrimit të kryer në mënyrë të organizuar. Maroviq kundër këtij vendimi mund të parashtrojë ankesë brenda tri ditëve.

“Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mbi fajësinë, gjykata jo më vonë se tre ditë do të sjellë vendimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor në përputhje me marrëveshjen e miratuar”,  thuhet në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

  • 1

    Radio