Sociale Më shumë

Marnikoviq: Numri i të infektuarve në Ulqin i vogël por duhet treguar kujdes

Prej tvteuta15:59, 27 Korrik 2020

Edhe pse numri i të infektuarve me koronavirus në Ulqin është më i ulët se në qytetet e tjera bregdetare, përsëri ekzistojnë arsye për brengosje, tha  drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Pavle Marnikoviq, gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta. Përkundër thirrjes së institucioneve, një pjesë e qytetarëve nuk u përmbahen në përgjithësi rregullave , dhe Marnikoviq u bëri apel përsëri qytetarëve që pa ndonjë rast urgjent të mos vijnë në ambulancë, dhe që nevojat ti kryejnë në komunikim me mjekun e zgjedhur.

Marnikoviq : Situata në komunën tonë është relativisht e mirë, edhe pse çdo ditë kemi 1 apo 2 raste të reja, çka do të thotë se kjo situatë mund të ndryshojë edhe për keq. Në web faqen e Shtëpisë së Shëndetit janë të publikuar të gjithë numrat e telefonave të cilët janë në dispozicion të pacientëve. E kam thënë edhe më herët se çdo pacient që ka mjekun e zgjedhur duhet të ketë edhe numrin e tij të telefonit dhe atë të motrës medicinale. Shtëpia e Shëndetit punon normalisht dhe ne nuk do të kthejmë askënd prapa, por pa nevojë të madhe ardhjet duhet të zvoglohen në minimum.

Deri tani shumica e pacientëve në Ulqin janë në gjendje të mirë shëndetsre dhe mjekohen në kushte shtepiake. Ehd epse numri i turistëve në Ulqin këtë vit është i vogël, Marnikoviq thotë se mund të vërehet se një pjesë e të rinjve nuk e respektojnë mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Ai apeloi tek ata që të ndërgjegjësohen, pasi të rinjtë janë kategoria që më së shumti e përhap virusin.

Marnikoviq: Në këtë valë të dytë shumica e të infektuarve janë të rinj, çka ka të bëjë direkt me mosmbajtjen e maskave dhe mosrepsektimin e rregullave. Ata e bartin virusin edhe tek anëtarët e tjerë të familjes, çka krijon një rreth vicioz të infeksionit me të cilin duhet të përballemi.

Marnikoviq shprehu falenderime për antarët e stafit medicinal në Ulqin, i cili tha ai që 6 muaj punon me përkushtim në kushte të paparashikueshme , dhe u bëri thirrje qytetarëve që të kenë mirkuptim për mjekët dhe infermierët, të cilët edhe në ditët në vazhdim do të jenë në dispozicion të tyre.

 

  • 1

    Radio