Aktuale Më shumë

Marku sonte synon ta fitojë titullin e dytë në boks profesionist

Prej tvteuta16:37, 25 Gusht 2022

Boksieri shqiptar Florian Marku sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të luftojë në një meç në dhjetë runde me meksikanin Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver Interim në kategorinë velter.

Për Markun është meçi i parë në boks profesionist që e zhvillon në Shqipëri.

Boksieri 29-vjeçar po synon ta fitojë titullin e dytë në karrierë. Më herët kishte fituar titullin IBF International.

Marku në 12 meçe profesioniste, i ka 11 fitore e një barazim. Meksikani Ramirez i ka 21 fitore, dy humbje e një barazim.

Në parameç do të luftojnë ehe disa boksierë të talentuar shqiptarë.

Amarildo Vraja do ta sfidojë titullin WBC Youth Intercontinental në kategorinë superwelter. Do ta ketë përballë boksierin bullgar të pamposhtur në dhjetë meçe, Borislav Velev.

  • 1

    Radio