TURIZËM Më shumë

MARKOVIQ: TURIZMI MERR HOV, KONTRIBUON EDHE LLUSHTICA

Prej tvteuta22:14, 23 Prill 2019

Turizmi në Mal të Zi po merr hov, çdo ditë kemi gjithnjë e më tepër turistë, kurse kontribut të madh në rezultatet e mira japin investuesit dhe projektet siç është “Llushtica Bay”, është kumtuar nga takimi i kryeministrit Dushko Markoviq me delegacionin e Orascom Development, të kryesuar me drejtorin ekzekutiv, Helled Bishara. “Turizmi është në ekspansion. Kemi pasur një sezon të mirë dimërorë dhe mund të themi se sezoni veror ka filluar diçka më herët. Sipas të dhënave më të reja, momentalisht në Mal të Zi janë 29% më tepër turistë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka theksuar kryeministri Markoviq.

 Ai është shprehur i kënaqur me zhvillimin e rizortit dhe me dinamikën e punimeve, duke vlerësuar se Llushtica dhe rizortet tjera të mëdha në bregdet i japin cilësi të re ofertës turistike. Bishara është falënderuar në përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë, duke shtuar se në mungesë të këtij projekti nuk do të mund të ketë zhvillim të suksesshëm.

  • 1

    Radio