Markoviq: Do të fitojmë bindshëm

Prej tvteuta16:26, 17 Shtator 2016

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të fitojë bindshëm në zgjedhje, tha zëvendës kryetari i saj, Dushko Markoviq, dhe se pavarësisht nga rezultati, në qeverinë e re do të ketë vend për subjektet tjera që janë të gatshëm të punojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj .

Ai shtoi se zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi për të reflektuar  mbi atë që është punuar në katër vitet e kaluara, të cilët ishin të mbushur me sfida të shumta në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Siç tha ai, qeveria, nën udhëheqjen e tyre, ka kryer një sërë reformash dhe ka arritur rezultate të matshme që rezultojnë në faktin se Mali i Zi ka marrë një ftesë për anëtarësim në NATO, dhe se vitin e ardhshëm do të bëhet anëtare e plotë e Aleancës.

  • 1

    Radio