Politikë Më shumë

Markoviq takohet me Thaçin: Takimet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme

Prej tvteuta15:19, 15 Shkurt 2018

Sipas komunikatës për media, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën dhe për vizitën e tij në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Markoviq kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, gjendjen aktuale politike në rajon dhe për perspektivën evropiane. Presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe ka kërkuar zgjerimin e tyre edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. Në këtë takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit të shpejtë të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënimin e vijës kufitare.

  • 1

    Radio