Ekonomi Më shumë

Markoviq njofton paketin e masave për të ndihmuar ekonominë

Prej tvteuta16:22, 9 Prill 2020

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq , njoftoi sot se ka formuar grupin e punës i cili po përgaditë një paket masash ekonomike, të cilat kanë synim të ndihmojnë kategoritë  e popullsisë më të goditura nga situata aktuale. Këto masa parashohin pagesat e rrogave deri në 70% të pagës minimale dhe 100% të kontributeve për muajt prill dhe maj, për bizneset që në këtë periudhë nuk kanë mundur të ushtrojnë aktivitetin e vet. Subvencionime do të ketë edhe për pagat e të punësarve në karantinë dhe vetizolim, si dhe për shpenzimet e energjisë elektrike për tre muajt në vijim. Markoviq njoftoi se edhe Fondi Investues Zhvillimor do të ofrojë kredi të reja për të plotësuar edhe më tej këto mas të marra nga Qeveria.

  • 1

    Radio