Politikë Më shumë

Markoviq: Ligjet në Mal të Zi vlejnë edhe për Kishën Serbe

Prej tvteuta11:48, 13 Qershor 2020

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ka dalë sot me një deklaratë në të cilën njofton se ai dhe presidenti  i vendit Millo Gjukanoviq, më herët kanë pasur takim me kryepeshkopin e Kishës Serbe në Mal të Zi Amfillohije Radoviq, të cilit i kanë premutar se do të suspendojnë aplikimin e Ligjit për liritë fetare, deri tek një vendim i Gjykatsë Kushtetuese dhe i asaj për të drejtat e njeriut në Strazbur. Por sipas, Markoviq, Kisha serbe si përgjigje vazhdoi me thirrjen e tubimeve fetare duke krijuar kështu përçarje në popull, por edhe me aktivitetet e paligjshme, siç janë ndërtimet e objekteve fetare pa dokumetacionin e duhur. Markoviq shtoi se tubimet janë e drejtë popullore deri sa ato nuk kërcënojnë të drejtat e të tjerëve, dhe së Qeveria do të sigurojë respektimin e tyre.  Kryeministri përsëriti  gatishmërinë e vazhdimit të dialogut me Kishën Serbe në mënyrë që të gjendet një dalje nga kjo situatë, por jo nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve.  Deri sa kjo të ndodhë, thotë Markoviq, ligjet në Mal të Zi vlejnë për të gjithë, edhe për Kishën Serbe. Ky qëndrim ka marrë pëlqim edhe të Komisionit të Bashkimit Evropian. Zëdhënsja Ana Pisonero Hernandez, tha se Bashkimi Evropian në mënyrë konstante ka potencuar rëndësinë e dialogut, dhe vazhdimin e tij në nivel ekspertësh.  Rregullimi i të drejtave të bashkësive fetare përbën detyrim kombëtar dhe kjo duhet të arrihet në mënyrë inkluzive duke respektuar të gjithë standardet ndërkombëtare.

  • 1

    Radio