Aktuale Më shumë

MANS: Miniera e qymyrit dhe Elektroekonomia fshehin të dhënat e punësimit

Prej tvteuta14:42, 25 Shtator 2022

Kompanitë shtetërore, Miniera e Qymyrit dhe Elektroekonomia e Malit të Zi kanë më shumë se gjysmë viti që fshehin shumicën e të dhënave për numrin e personave që kanë punësuar dhe kjo praktikë ka vazhduar edhe pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, njofton Rrjeti për afirmimin e sektorit të OJQ-ve (MANS).

“Rekrutimi në baza partiake vazhdoi të jetë një nga mekanizmat kyç për ndërtimin e bazës së votuesve, kjo është arsyeja pse MANS kërkoi akses në informacione për numrin e personelit të sapopunësuar nga kompanitë më të mëdha shtetërore”, sipas MANS.

Miniera e Qymyrit Pleval, e cila është në pronësi të plotë të shtetit që nga fundi i vitit 2018, siç thonë ata, refuzoi kërkesat për qasje të lirë në informacion, duke i deklaruar të gjitha llojet e kontratave që ka lidhur me punësimet e reja që nga fillimi i këtij viti sekrete të punës.

Në përgjigjen e tij për MANS, drejtori ekzekutiv i kompanisë në fjalë, Millan Lekiq, iu referua dokumentit të brendshëm të Rregullores për sekretet afariste, edhe pse ishte i obliguar ta zbatonte Ligjin për qasje të lirë në informata.

“Të dhënat se sa kontrata të reja janë shpërndarë që nga fillimi i vitit i fsheh edhe Elektroekonomia e Malit të Zi, e cila që nga fillimi i këtij viti nuk i është përgjigjur as një kërkese të vetme për qasje të lirë në informacione për punonjësit e rinj, të dërguar nga MANS”, është bërë e ditur nga MANS.

  • 1

    Radio