Kulturë Më shumë

“Manifestimi i Muzeut” hap dyert e tij të aktiviteteve

Prej tvteuta12:42, 17 Maj 2016

Mbrëmë në muzeun e Ulqinit u bë hapja e evenimentit “Manifestimi i Muzeut”, në kuadër të ditës ndërkombëtare  të muzeve. Fjalën e hapjes e mbajti përgjegjësi i muzeut Gazmend Kovaci, i cili falenderoj të pranishmit që ishin të shumtë dhe i njohi me agjendën e aktiviteteve.Më pas fjalën e mori arkeologu Anton Lulgjuraj u cili tha, që këto ditë do të prezantohen eksponatet arkeologjike, ku janë vërtet gjetje shumë të ralla që do të ekspozohen gjatë ketyre ditëve, siç është edhe shpata 3000 vjecare. Në vazhdim tek  galeria e arteve të pranishmit, patën mundësi të vizitonin ekspozitën e parë personale në Ulqin të piktores Halida Pelingu Shllaku e bërë enkas për këtë eveniment me 55 punime në folje. Vepren dhe biografine e Halides e prezantoi piktorja e mirenjohur nga Ulqini Vahida Hasanaga Nimanbegu e cila punimet e Halides i vleresoi shume larte.

  • 1

    Radio