Slider

Aktuale Më shumë

Mandiq: Rezoluta për Jasenovacin do të jetë në rendin e ditës së Kuvendit

Prej tvteuta27 May 2024

Rezoluta për gjenocidin në Jasenovac do të jetë në agjendën e Kuvendit të Malit të Zi, tha kryeparlamentari Andrija Mandiq. Kështu ai u tha gazetarëve në Kuvend, i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Mali i Zi kurrë nuk do të miratojë rezolutë për Jasenovacin. Mandiq ka thënë se rezoluta e propozuar për gjenocidin në Jasenovac do të jetë në agjendën e Parlamentit të Malit të Zi. “Siç e dini, shumica e deputetëve e kanë nënshkruar dhe nuk kam dyshim se të gjithë do t’i përmbahen nënshkrimit, i cili është i detyrueshëm, të paktën në jetën politike, si dhe në marrëdhëniet njerëzore,” tha Mandiq.