Aktuale Më shumë

Mandiq i përcolli mesazhet e paqes dhe bashkimit Dodikut, i gatshëm për të biseduar me të gjithë fqinjët

Prej tvteuta13:28, 27 Shkurt 2024

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq pas takimit me presidentin e Republikës Srpska Millorad Dodik tha se kanë pasur diskutime të rëndësishme dhe se ka përcjellë mesazhe paqeje dhe uniteti.

“Kemi pasur bisedime shumë të rëndësishme që kemi bërë, përveç që jam kryetar i Kuvendit, unë jam edhe kryetar i NSD-së, dhe NSD dhe SNSD janë parti simotra. Të dyja janë parti serbe, e jona është e mbështetur nga populli serb dhe marrëdhëniet tona janë më të mira të mundshme”, tha Mandiq.

Ai thotë se kushdo që respekton Bosnje dhe Hercegovinën nuk mund ta respektojë atë pa entitetin e saj të barabartë Republika Srpska.

“Ne e respektojmë RS-në sepse Bosnje dhe Hercegovina nuk ekziston pa të. Këtë e mbështet e gjithë bota e arsyeshme. Mali i Zi e respekton Bosnje dhe Hercegovinën si shtet. Paqja është në barazi dhe marrëveshje, kështu që sot përçova mesazhet e paqes dhe bashkësisë,” tha Mandiq.

Ai thotë se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë politikanët nga rajoni.

Dhe se Mali i Zi, si një vend serioz, ndërton marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët e tij”, tha Mandiq.

  • 1

    Radio