Mandiq: E pranojmë ofertën e LQ ABR (URA) dhe PSP (SNP)

Prej tvteuta15:47, 18 Shtator 2022

Kryetari i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, ka publikuar një tekst autorial në të cilin kërkon marrëveshje urgjente për të kandidatin për të fomruar qeverinë e re. Mandiq tha se FD vendosi të pranojë ofertën e Lëvizjes Qytetare ABR dhe CIVIS të cilët e kanë kërkuar si minimum në procesin e bisedimeve.

Ai tha se të gjithë deputetët e FD, Demokratëve, dhe subjekteve të tjera të ish mazhorancës, janë të gatshëm që menjëherë të nënshkruajnë propozimin që Miodrag Lekiq të jetë mandatar. Ai shtoi se presin që ABR, CIVIS dhe Partia Socialiste Popullore  ta mbështesin me nënshkrimet këtë propozim, në mëynrë që të hënë të kërkohet mandati për formimin e qeverisë.

  • 1

    Radio