Mandiq-asgjë e tmerrshme
Prej tvteuta17:24, 14 Maj 2016
Deputeti I Frontit Demokratik, Andrija Mandiq tha se në Kuvend nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme.
” Këtu nuk është goditur askush, është bërë polemikë dhe është biseduar, janë dëgjuar argumente të ndryshme. Fronti Demokratik ka bërë vetëm atë çfarë ju ka premtuar qytetarëve të Malit të Zi” ka thënë Mandiq,duke rikujtuar se qëllimi I tyre është të mposhtin kryeministrin dhe qeverinë. Njëherit ai I bëri thirrje kryeministrit që të vijnë në parlament duke I siguruar se nuk do të përsëritet asgjë nga ajo çfarë ishte dje në parlament.