Politikë Më shumë

Manafort jep dorëheqjen

Prej tvteuta10:13, 20 Gusht 2016

Paul Manafort, udhëheqësi i fushatës së kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka dhënë dje dorëheqje nga posti. Tramp përmes një deklarate tha se Manafort ishte një profesionist i vërtetë dhe vlerësoi punën e tij në fushatë, raporton.

“Këtë mëngjes, Paul Manaford dorëzoi dorëheqjen nga posti i shefit të fushatës dhe unë e pranova atë. E vlerësoj shumë punën e tij të palodhshme dhe që na ndihmoi të jemi këtu ku jemi sot”., tha Tramp.

Manafort, ish-këshilltar i president filorus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, ka qenë në qendër të kritikave të rivalëve të  Tramp. Demokratët deklaruan se ishte pikërisht ky person pika e lidhjes mes kandidatit republikan për President dhe Rusisë, sidomos Vladimir Putinit. Sektori ukrainas i luftës kundër korrupsionit ka publikuar të dhëna që tregojnë se pagesat nga partitë politike pro-ruse synojnë financimin e fushatës së Donald Trampit.

  • 1

    Radio