Sociale Më shumë

Mali i Zi Pozitiv: Të formohet Sekretariati për bujqësi

Prej tvteuta22:12, 22 Prill 2016

Kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv, Fuad Lamežević deklaroi se në Ulqin është e nevojshme formimi i Sekretariatit për Bujqësi. Sipas Lamezheviq. Sekretariati do të ishte përgjegjës për zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Ulqinit, si dhe do të bënte të mundur zhvillimin e një strategjie dhe plani veprimi mbi bazën e të cilëve do kishte lehtësime për fermerët. Kjo do të krijonte një komunikim më të mirë mes komunës dhe ministrisë përkatëse, si dhe mbështetje më të madhe financiare për fermerët. Komuna e Ulqinit, përveç nga turizmi ka një mundësi të madhe zhvillimi edhe  nëpërmjet bujqësisë, dhe për këtë duhet të jenë të ndërgjegjshëm edhe organet kompetente, thuhen në mes tjerash në deklaratën e kësaj partie.

  • 1

    Radio