Mali i Zi Pozitiv del me platformën e vet për tejkalimin e krizës
Prej tvteuta25 January 2016

Këshilli Qendror i Malit të Zi Pozitiv ka vendosur dje që të përkrahë qeverinë e Malit të Zi vetëm nëse opozita do të kycet në qeveri. Sipas deklaratës së liderit të kësaj partie Darko Pajoviq, pjesmarrja e opozitës në qeveri do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta në të cilat nuk do të keqpërdoreshin resurset shtetërore. Në qeveri duhet të ketë vend për partitë që përkrahin antarsimin në NATO , si dhe ato që janë kundër, ka thënë Pajoviq.