Mali i Zi më i mirë se Gjermania

Prej tvteuta09:52, 18 Qershor 2016

Lojtarët malazez në volejboll kanë zotëruar pas dy orë e 20 minuta Gjermaninë me 3: 2 (22:25, 25:22, 25:18, 21:25, 15:11) para disa qindra spektatorëve në Mexico City të cilët gjatë gjithë ndeshjes përkrahën djemtë tanë.

Me së shumti pikë për ekipin tonë ka arritur Marko Bojiq 30, ndërsa kapiten Vojin Qaqiq 18 pikë.

Ndeshja e radhës e Malit të Zi është me Meksikën në natën mes të shtundes dhe të dieles në orën 3:30.

  • 1

    Radio