Sociale Më shumë

Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria ofrojnë ndihmë për Maqedoninë

Prej tvteuta09:57, 9 Gusht 2016

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e përmbytjeve të natës së të shtunës në rrethinën e Shkupit. Në bisedën telefonike të tij, me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari Vujanoviq ka ofruar mbështetjen e Malit të Zi, në kuadër të mundësive që ky shtet i i ka. Edhe Kosova ka shprehur gatishmëri për të përkrahur në çfarëdo forme shtetin e Maqedonisë. Kjo është bërë e ditur nga një komunikim i kryeministrisë, por edhe nga bisedat telefonike që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pasur me homologun e tij maqedonas.

Gjithashtu edhe Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar. Në emër të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ministri i jashtëm Ditmir Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira.“Shprehim gatishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë pëër tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, theksoi Bushati.

  • 1

    Radio