Aktuale Më shumë

Mali i Zi shtet ekologjik: Komuna e Ulqinit organizoi punëtori me nxënësit e shkollave

Prej tvteuta18:38, 20 Shtator 2022

Para 31 viteve Mali i Zi u bë shtet ekologjik. Edhe pse gjithmonë kanë ekzistuar dyshime nëse e meritonte me të vërtetë këtë titull, aktivitetet për ta përkujtuar këtë akt nuk kanë munguar.

Në Komunën e Ulqinit për herë të parë u organizua diçka zyrtare me këtë temë. Sekretariati për Bujqësi dhe Ekologji mbajti një punëtori me nxënësit e shkollave fillore, në të cilën u theksua rëndësia e ruajtjes së mjedisit jetësor.

Sekretarja, Zeqarije Muharrremoviq, tha se secili duhet të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit dhe ky aktivitet është organizaur pikërisht për të përçuar mesazhin se vetëm së bashku mund të bëjmë më të mirën për qytetin.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Ardian Mavriq, shprehu kënaqësinë që shkollat u përgjigjen për të marrë pjesë në aktivitetin në fjalë, pasi i takon brezit të ri që të promovojë edhe më tej sjelljen e përgjegjëshme ndaj natyrës.

Në fund nxënësit e shkollave kryen edhe punime me temën e mbrojetjes së mjedisit, të cilët do të zbukurojnë ambientët e ndërtesës së Komunës.

  • 1

    Radio