Aktuale Më shumë

Mali i Zi rrezikon të mbetet pa ujë

Prej tvteuta18:30, 9 Shtator 2022

Mali i Zi, e sidomos zona bregdetare, mund së shpejti të përballen me mungesë të ujit, si rezultat i shfrytëzimit të tepruar të rërës nga lumenjtë. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Më parë, ministrja  e ekologjisë dhe planifikimit hapsinor, Ana Novakoviq Gjuroviq, tha se aktivitetet e nxjerrjes së rërës nga lumi Moraça, kanë ndikuar në rënien e prurjeve të ujit nga burimi “Bolje Sestre”. Abazoviq tha se rëra në fjalë mund të gjendet lehtë në zonën pas ndërtesës së kompanisë KIPS në Podgoricë, në deponinë e cila është në pronësi të kompanisë “Bemax”. Ai njoftoi se Ujësjellësi Rajonal vetëm para disa viteve kishte kapacitet të furnizimit me 2000 litra në sekondë, ndërsa tani ka rënë në 250 litra.

Ai apeloi tek inspeksionet përkatëse që të reagojnë dhe të kryejnë punën e tyre. Kësaj radhe qëndrimin e Abazoviq e përkrahu edhe ministri i punëve të jashtme Ranko Krivokapiq, i cili tha se kjo situatë kërkon masa të jashtëzakonshme, qoftë edhe duke e rrethuar burimin me tela. Ministrja NOvakoviq Gjuroviq njoftoi se në mbledhjen e ardhëshme të Qeverisë do të propozojë masat për mbrojetjen e burimeve.

  • 1

    Radio