Mali i Zi nuk do të jetë në “listën gri” të TFVF
Prej tvteuta13:29, 14 Dhjetor 2023
Mali i Zi nuk do të jetë në “listën gri” të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF). Kështu u rekomandua në seancën e sotme të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Pastrimit të Parave (Manival), që po mbahet në Strasburg.
Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit për Sektorin e Inteligjencës Financiare, Aleksandar Radoviq, ka bërë të ditur se Mali i Zi ka arritur të pamundurën.
“Këta njerëz dhe disa të tjerë që munguan me të drejtë, punuan me përkushtim, arritën të pamundurën, nuk shpallën kurrë arritjet e tyre dhe prezantuan vlerësimin V të MONEYVAL, faleminderit në emër të Malit të Zi”, ka shkruar ai në LinkedIn.
Sot në Strasburg po mbahet seanca plenare e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Pastrimit të Parave (Manival), ku merr pjesë edhe kryeministri malazez MilLojko Spajiq.
“Lista gri”, e cila kërcënonte Malin e Zi, do të shkaktonte dëme të konsiderueshme në ekonominë malazeze.
Të hënën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe Ndryshimet në Kodin Penal.
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se qëllimi i ligjit është eliminimi i dobësive të perceptuara në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Manival është një organ i përhershëm mbikëqyrës i Këshillit të Evropës. Ai vlerëson përputhshmërinë e anëtarëve të tij me standardet bazë ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe efektivitetin e zbatimit të këtyre standardeve dhe u bën rekomandime autoriteteve kompetente për përmirësimin e sistemit.
“Lista gri” përfshin vende që nuk respektojnë ose respektojnë në mënyrë të pamjaftueshme standardet ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Task Forca E Veprimit Financiar u krijua në 1989 nga vendet e G7 për të udhëhequr përpjekjet globale për të luftuar pastrimin e parave. Anëtarët e saj mbajnë një mbledhje plenare tre herë në vit.