Aktuale Më shumë

Mali i Zi nën sulme të rënda kibernetike

Prej tvteuta18:30, 26 Gusht 2022

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se Mali i Zi që nga mbrëmja vonë është ekspozuar ndaj një serie të re sulmesh kibernetike të organizuara në infrastrukturën e kibernetike të Qeverisë. Objektivi kryesor është struktura e autoriteteve shtetërore, ndrësa Dukaj theksoi se ekspertët e departamentit të kryesuar prej tij morën në kohë masat mbrojtëse.

“Edhe pse disa shërbime aktualisht janë të çaktivizuara përkohësisht për arsye sigurie, siguria e llogarive të qytetarëve dhe bizneseve dhe të dhënat e tyre nuk kërcënohen në asnjë mënyrë. Mali i Zi ka informuar aleatët e tij për detajet e sulmeve, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të 2015 dhe 2016”, ka shkruar Dukaj në Twitter.

Problemet në funksionimin e serverëve të Qeverisë kanë krijuar probleme edhe për tregtarët, të cilët nuk mund të japi fatura në kohën reale. Nga Drejtria e të Hyrave dhe e Doganave thonë se shërbimet dhe portalet e saj janë të padisponueshme që nga mëngjesi i sotëm për shkak të mohimit të aksesit në serverët publikë nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj faturat jepen offline.

  • 1

    Radio