Aktuale Më shumë

Mali i Zi në forumin e Aleancës së Qytetërimeve në Marok

Prej tvteuta14:08, 19 Nëntor 2022

Delegacioni i Malit të Zi, i kryesuar nga kryeministri me mandat teknik Dritan Abazoviq, do të marrë pjesë në Forumin e 9-të Global të Aleancës së Qytetërimeve (UNAOC) në Fez, Marok, më 22 dhe 23 nëntor. Është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Tema e Forumit, siç është paralajmëruar, do të jetë “Drejt një aleance të paqes: Të jetosh si një njerëzim”, dhe do të mbledhë së bashku delegacione nga vendet anëtare të Grupit të Miqve të UNAOC, liderë politikë, përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, liderët fetarë, të rinjtë dhe përfaqësues të sektorit privat…

“Forumi do të ofrojë një platformë për rritjen e dukshmërisë së Malit të Zi si një aktor i besueshëm në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare, por jo më pak një promovues i përkushtuar i multilateralizmit dhe veprimit më të fortë dhe të bashkuar,” shkruan Platforma.

  • 1

    Radio