Aktuale Më shumë

“Mali i Zi mund të jetë një histori e suksesshme e BE-së”

Prej tvteuta09:45, 16 Prill 2024

Mesazhe të reja inkurajuese vijnë nga Brukseli se Mali i Zi mund të jetë një histori e suksesshme e BE-së, mesazhi vjen nga takimi i kryeministrit Millojko Spajiq dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Hert Jan Kopman.

Siç njofton Qeveria, gjatë takimit është biseduar për statusin e zbatimit të standardeve të përkohshme të mbetura në sundimin e ligjit, mbi të cilat do të bazohet IBAR-i, i cili pritet të merret në qershor.

Jemi të vendosur të përfundojmë të gjitha proceset dhe detyrimet e mbetura t’i përmbushim me afate të përcaktuara qartë për ato standarde të përkohshme ku ka sfida të caktuara”, tha kryeministri në rrjetin social “X”.

Kryeministri Milojko Spajiq ndodhet në Bruksel, ku sot me ftesë të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), David McAllister, në bashkëpunim me bashkëkryetarin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacioni me Malin e Zi (POSP) Vlladimir Bilçik, ai do të flasë në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

  • 1

    Radio