Aktuale Më shumë

Mali i Zi mbështeti sanksionet kundër Iranit për shkak të eksportit të “dronëve kamikaze” në Rusi

Prej tvteuta19:11, 28 Tetor 2022

Mali i Zi mbështeti sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Iranit për shkak të mbështetjes së tij ndaj Rusisë duke eksportuar “dronë kamikaze”, thuhet në faqen e internetit të Këshillit të BE-së. Përveç Malit të Zi, masat e BE-së, të miratuara më 20 tetor, mes vendeve të rajonit u mbështetën nga Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Shtetet e BE-së kanë vendosur të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për dërgimin e dronëve dhe janë gjithashtu të gatshëm të zgjerojnë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që ishin tashmë në listën e mëparshme të sanksioneve”, tha BE.

  • 1

    Radio