Mali i Zi kërkon katër persona përmes Interpolit

Prej tvteuta18:37, 14 Shtator 2022

Sipas të dhënave nga databaza publike e Interpolit, Mali i Zi është në kërkim të katër personave. Kjo shihet në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se me kërkesë të autoriteteve malazeze janë lëshuar katër fletë-arreste. Satko Adroviq, Bozhidar Samarxhiq, Komnen Cpajak dhe Bogdan Popoviç janë nën urdhër.

Mes tyre ka edhe autorë të krimeve të rënda që janë në kërkim prej më shumë se 15 vitesh.

Një Urdhër i Kuq është një kërkesë mbarëbotërore e zbatimit të ligjit për të kërkuar dhe arrestuar individë të akuzuar nga qeveritë kombëtare.

 

Interpoli nuk i shfaq të gjitha urdhrat.

  • 1

    Radio