Aktuale Më shumë

Mali i Zi i interesuar për rivendosjen e linjës Tivar-Bari

Prej tvteuta16:23, 15 Shtator 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është takuar sot me me Luigi Morfinin, presidentin e kompanisë së njohur italiane “Morfimare”, me të cilin ka biseduar për rihapjen e mundshme të linjës Tivar-Bari.

Në bisedën me Morfinin, kryeministri Abazoviq foli për vitet e keqmenaxhimit të ndërmarrjes “Barska plovidba” dhe theksoi se kjo ka çuar në mbylljen faktike të linjës që me dekada lidhte Malin e Zi me Italinë.  Abazoviq theksoi se në periudhën e ardhshme është e nevojshme që menaxhmenti i atij institucioni të veprojë në mënyrë proaktive për të paraqitur një plan për rivitalizimin e lidhjes detare ndërmjet vendit tonë dhe Italisë me një partner të interesuar.  Në këtë kontekst, ai tha se autostrada e re krijon mundësinë e një linje të qëndrueshme dhe fitimprurëse që duhet të shfrytëzohet.

  • 1

    Radio