“Mali i Zi arrin rezultate të shkëlqyera në rrugën evropiane”

Prej tvteuta15:25, 29 Shkurt 2024

Mali i Zi ka arritur progres të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në një periudhë të shkurtër kohore dhe Republika Çeke do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë politike dhe eksperte për zbatimin e mëtejshëm të reformave nga agjenda evropiane, u njoftua në takim mes Ministrit të Punëve të Jashtme Filip Ivanoviq dhe Ministrit për Çështje Evropiane të Republikës Çeke Martin Dvorzhak.

Ivanoviq tha se Qeveria e 44-të është plotësisht e përkushtuar për arritjen e prioritetit kyç të politikës së jashtme, anëtarësimin në BE.

“Rezultatet që arritëm i dhanë një dinamikë të re procesit të negociatave. Ne kemi një qëllim të qartë, po forcojmë dialogun politik dhe jemi të përkushtuar që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian”, tha ministri.

Ai falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme ndaj Malit të Zi dhe politikës së zgjerimit të BE-së.

Dvorzhak vlerësoi se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe se progresi është i dukshëm.

“Republika Çeke është në anën tuaj. Ju punoni me përkushtim dhe arrini rezultate shumë të mira në rrugën evropiane,” theksoi ai.

Duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe zbatimit të zgjidhjeve të miratuara ligjore, Dvorzhak tha se Mali i Zi, nga pozita e liderit në negociata, ka mundësinë të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Unionit.

  • 1

    Radio