Sociale Më shumë

Makoviq: Shtoji përballet me probleme të shumta

Prej tvteuta10:01, 22 Qershor 2016

Zona e Shtoijt është njëra ndër pikat më të frekuentuara nga turistët. Në kulmin e sezonit turistik në këtë pjesë të komunës së Ulqinit arrinë që të pushojnë mbi 30 000 turistë në ditë. Edhe për këtë sezonë turistik kanë filluar turistët e parë, kryetari i bashkësisë lokale të Shtojit Viktor Makoviq  për Televizionin Teuta tha se është një fillim sezone e kenaqëshme, por problemet dhe mangësitë në Shtoj janë të mëdha.

Problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Shtojit e kane zanafillën që shumë dekada me parë, Makoviq tha se ato janë të trashëguara që nga viti 1949 ku që nga ai vit rreth 50 pronar kanë humbur pronësinë e tokave të veta. Nëse problemi me zonën e të mirave detare mbetet i pazgjidhur atëhere edhe zhvillimi i Shtojit nuk do të këtë avansim shton Makoviq.

Krytari i bashkësisë lokale të Shtojit Viktor Makoviq tha se vazhdon marrja e hektarëve të tokave në mënyrë të paligjshme, duke e emëruar rrugën e shtojit si rrugë rajonale e jo lokale ashtu edhe siç është  në realitet.

Problemet vazhdojnë me mungesën e planeve detale urbanistike, infratrukturën rrugore, furnizimin me uj të pishëm si dhe me energji elektrike.

Makoviq shtoj se ne bisedë me përfaqësuesit e elektroekonomisë se Malit të Zi është konstatuar se gjendja në Shtoj sa i përket furnizimit me energji elektrike është alarmante.

Makoviq tha Ajo çka është pozitive me formimin e kualicionit të ri në qeverisjen lokale në komunën e Ulqinit është mirëmbajtja e pastërtisë nga NP  “Veprimtaritë Komunale”  dhe kontakti me Komunën e Ulqinit e cila viteve të fundit ka munguar.

Numërimi i problemve për zonën e Shtojin nuk përfundon këtu, bagëtitë e trasha në rrugët e Shotij kanë qenë gjithmonë shqetësuese, për këtë problem Komuna e Ulqinit ka premtuar zgjidhje sa më të shpejtë.Të gjithë problemet e lartpërmenduara janë faktorë të rëndësishëm për një jetesë të shëndoshë në kumunitet, mirëpo ai i furnizimit me energji elektrike mbetet më kulminanti dhe sipas fjalëve të kryetarit të kësaj bashkësie lokale Viktor Makoviq nuk shihet një zgjidhje e afert e tij.

  • 1

    Radio