Sociale Më shumë

Lypsarët dukuri që duhet luftuar, afaristëve apel që të veprojnë vetë në lokalet e tyre

Prej tvteuta11:28, 8 Qershor 2021

Komuna, Departamenti i Drejtorisë së Policisë – Ulqin dhe Qendra për Punë Sociale janë bashkuar për të luftuar dukurinë e lypsarëve ,dhe sipas koordinatorit të Policisë Komunale  Amir Mehmeti do të jenë më shumë se kurrë këmbëngulës për të  zbutur sa më shumë se është e mundur problemin e lypsarëve në Komunën e Ulqinit. Gjatë sezonit veror qyteti  ynë vërshonet  nga lypsarët që mund të gjinden në çdo qosh të rrugës.

Në takimin e  ekipit të ngushtë të Trupit Koordinues, që u mbajt ditë më parë nënkryetarja e Komunës Hatixhe Gjoni është caktuar koordinatore e këtij grupi që do të vëzhgojnë terrenin për të identifikuar lypsarët ,dhe marrë hapa konkrete për mënjanimin, ose transportimin e tyre nga vendet që vijnë.

“Do të jemi çdo të dytën natë në terren së bashku me ekipin e caktuar në mbledhjen e Trupit Koordinues, problemi i lypsarëve më shumë është i shprehur nëpër lokale, andaj i bëjë thirrje afaristëve që ata vetë të marrin situatën në dorë, ti dëbojnë ata nga lokalet, sepse ne nuk kemi baza ligjore të veprojmë brenda lokaleve” u shpreh Hatixhe Gjoni Koordinatorja e  Trupit Koordinues për përcjelljen e situatës së lypsarëve në terren.

Mehmeti u shpreh se nga dita e diel në terren nuk kanë vërejt lypsarë duke      kërkuar lëmoshë, por kjo nuk do thotë se nuk ka, Policia Komunale me ekipet e përbashkëta  do të vizitojnë terrenin çdo ditë deri në fund të sezonit turistik veror, veçanërisht pjesën nga rreth rrotullimi deri në Plazhin e Vogël, në mënyrë që të veprojnë në mënyrë represive kundër lypësve dhe atyre që i çojnë të tjerët të lypin.

  H.Nelaj

  • 1

    Radio