Lunaçek: Zgjedhja e Trump President nuk është lajm i mirë për Kosovën

Prej tvteuta10:00, 11 Nëntor 2016

Derisa, Bashkimi Evropian përsërit vazhdimisht se kriter për liberalizim të vizave për Kosovën është miratimi i projektligjit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, një gjë të tillë nuk e garanton Ulrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën.Ajo në një konferencë që mbajti dje në Prishtinë, e pyetur , se në rast se miratohet demarkacioni me Malin e Zi a garanton BE liberalizimin e vizave, tha se nxitë politikanët dhe deputetët që ta miratojnë demarkacionin, ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, sepse këtë e dëshiron Bashkimi Evropian, por, sipas saj, kjo është edhe në të mirë të Kosovës për qytetarët e saj për një jetë më të mirë.Raportuesja për Kosovën deklaroi se kriteret e lartë-përmendur janë në duar të politikanëve, sepse qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë pa viza nëpër Evropa. Ajo shpreson se përmbushja e këtyre dy kritereve të BE-së do të arrihet. Duke folur edhe për zgjedhjet në SHBA, Lunaçek tha se zgjedhja e Donald Trumpit, nuk është lajmi më i mirë, ku shtoi se do të parapëlqente që Hillary Clinton të fitonte, sepse një president që ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, askush në BE nuk e do këtë synim. Ndaj, Lunaçak për këtë dhe arsye të tjera fton politikanët kosovarë që t’i realizojnë premtimet që i kanë dhënë dhe gjërat që i kanë nënshkruar.

  • 1

    Radio