Lumturimi i Nënë Terezës, Nishani: Dita e sotme festë e përkujtim

Prej tvteuta12:59, 19 Tetor 2016

Presidenti i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka uruar sot përmes një mesazhi Ditën Kombëtare të Nënë Terezës.Kjo ditë e shënuar Lumturimi, është edhe festë dhe përkujtim, ka shkruar Nishani.Nishani është shprehur gjithashtu se dita e sotme shënon një kremtim të rrallë të papërsëritshëm.Kreu i Shtetit shqiptar  ka shtuar më tej duke u shprehur se sot jemi me plot të drejtë kombi i Nënë Terezës.

Kjo Ditë e shënuar Lumturimi, por edhe festimi e përkujtimi i përbashkët që i bëjnë shqiptarët kudo ku ndodhen, pavarësisht se cilës fe mund t’i përkasim, sidomos tani pas shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku,na frymëzon të përulemi me respekt  jo vetëm ndaj jetës e veprës së paharruar të Shenjtores sonë, por gjithashtu na mbush me ndjenjën legjitime të krenarisë sublime mbarëkombëtare,përfundon urimin presidenti Nishani.

  • 1

    Radio