Lulgjuraj : Ndaj Komunes çdo ditë ka kërkesa të borxheve

Prej tvteuta10:25, 24 Qershor 2016

Pjetër Lulgjuraj është sekretari i ri i emëruar në sekeretariatin për mbrojtjen e pasurisë. Lulgjuraj vjen nga rradhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, dhe siç tha edhe ai  është i ri në këtë sekretariat por me pervojë në administratën e Komunës së Ulqinit.  Ai për Televizionin Teuta tha se këtij sekretariati i mungojn kuadro duke e krahasuar me atë se ka numër të madh të lëndëve gjyqësore.

Lëndët kryesore janë lëndët gjyqësore të cilat udhëheqen në emër të Komunës së Ulqinit.

Xhiro llogaria e Komunes se Ulqinit edhe akualisht është në bllokad në shifer prej 100 000 eurove.

Këto ditë sekretari Lulgjuraj tha se përballet me një numër të madh kërkesave të borxheve

Lulgjuraj tha se ka disa lëndë të cilat do të fitohen nga Komuna e Ulqinit por përsëri është vështir të realizohet vjelja e të hollave nga ato.

Lulgjuraj tha se numërohen 17 lëndë ekzekutive për të cilat gjykata ka sjell vendimet. Kërkesat ndaj Komunës sa vijn e rriten çdo ditë.

  • 1

    Radio