Aktuale Më shumë

Lufta në Ukrainë, faktor që po nxit uri në botë

Prej tvteuta19:31, 22 Shtator 2022

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pasiguria akute për ushqim pritet të rritet “me shpejtësi” deri në fund të vitit në 19 vende në botë, pjesërisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Gjetjet janë bërë publike në një raport të përbashkët, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë, si dhe Programi Botëror i Ushqimit. Këto organizata e kanë përmendur luftën në Ukrainë, konfliktet tjera, motin ekstrem, zhvendosjet e njerëzve, dhe jostabilitetin ekonomik, si “nxitësit kyçë” të pasigurisë ushqimore.
Raporti ka bërë thirrje për “veprime urgjente humanitare që të ruhen jetët e njerëzve dhe të parandalohet uria në shtetet ku pasiguria aktuale për ushqim pritet të përkeqësohet”, në tre muajt e ardhshëm.

  • 1

    Radio